Aktorja e talentuar Sara Bajrami sot ka qëndruar në Kumanovë. Ajo ka qenë e ftuar në Open-TV, ku për ndjekësit e portalit tonë ka dhënë një intervistë ekskluzive, duke rrëfyer përvojën e saj në serialin më komik “Bashkallajk”.
“Seriali Bashkalljkë është një përvojë e jashtëzakonshme, është një serial që është pritur shumë mirë prej publikut, dhe unë jam shumë e lumtur për këtë”, deklaroi për Open-TV, aktorja ambicioze Sara Bajrami.
Sara tha se është e punësuar në teatrin e Shkupit.
Ajo bëri me dije se është gjysmëkosovare, pasi ka shtetësi kosovare, dhe se nëna e saj është nga Kosova.
Aktorja e re tha se është krenare që është nga Kumanova, nga i cili vend kanë dalë shumë artistë.
Porosia e saj tek të rinjtë është që të ndjekin ëndrrat e tyre.
Në videon e mëposhtme mund të ndiqni intervistën e Sara Bajramit dhënë gazetarit Reshat Ibraimi në Open-TV.