Klubi i Maqedonisë së Veriut, BC Çairi ka njoftuar se janë përforcuar me basketbollistin Valmir Kakrukin.
Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.
Kakrukin e ka prezantuar drejtori sportiv Alaudin Mustafa.
Kakruki së fundmi ishte pjesë e KB Bashkimit.
“Një ndër lojtarët më të mirë shqiptar i bashkohet ekipit tonë në rrugëtimin drejt sukseseve.
Valmirit i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në sezonën e gjatë që e kemi para”, njofton BC Çair.