Pas Rabotniçit në raundin e tretë, BC Çair 2030 e mposhti një tjetër kandidat për renditjen më të lartë në Ligën e Parë të Basketbollit të Maqedonisë.
Në sallën “Shaban Trstena” ra nënkampioni aktual Pelister, të cilin BC Çairi e mposhti me rezultat 87-80, duke konfirmuar kështu se rezultatet e deritanishme nuk janë rastësi. Çairasit nuk ka qenë asnjëherë në negativ dhe ka pasur epërsi prej 18 diferencash në duelin me skuadrën që deri në këtë raund ka pasur serinë më të gjatë të fitoreve në ligë.
Pas atij rezultati 33-15 në fillim të çerekut të dytë, më së shumti që Pelister arriti të reduktonte ishte pesë pikë, pak më shumë se katër minuta para përfundimit të ndeshjes. Vendësit më pas iu përgjigjën kësaj me një ecuri prej 10-0 dhe i zgjidhi dilemat për fituesin.
Në ndeshjet tjera, MZT Skopje fitoi derbin me TFT 68-63. MZT Skopje pas këtij raundi mbeti në pozitën e parë në tabelë, duke pasur parasysh se Euro Nickel, TFT dhe Pelister pësuan disfata, Çairi është i vetëm në vendin e dytë me një fitore më pak. (Open-TV)