Në Budapest të Hungarisë nisi kampionati botëror në karate që do të zgjasë deri më 29 tetor, e në të cilin po marrin pjesë 988 karateistë nga 112 shtete. Nga karateistët tanë mori pjesë Berat Jakupi, por i cili humbi nga iraniani Sajad Ganjzedeh me rezultat minimal 2-1, përcjell Open-TV.
Postimi i Berat Jakupit:
Sot, në Kampionatin Botëror të Karatesë, në garat individuale përballë pata kampionin olimpik dhe botëror Sajad Ganjzedeh nga Irani dhe u ndala me një rezultat minimal 2-1. Me qenë se kundërshtari im humbi në gjysëm finale, mua nuk mu dha e drejta që të garojë për vendin e tretë.
Ky ishte një moment i vështirë për mua, por shpresa dhe dëshira për sukses nuk humbet. Të enjten janë garat ekipore dhe jemi të gatshëm të japim maksimumin tonë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj të vazhdueshme! (Open-TV)