Ai sot kishte shkuar në varrezat e dëshmorëve në fshatin Sllupçan për të bërë homazhe për xhaxhain e tij Qemal Shaqiri, i cili kishte rënë dëshmor më 16 mars të vitit 2001.
Qemal Shaqiri i ri nga Hasanbegu i Shkupit në një prononcim për Open-TV thotë se është krenar që e mban emrin e xhaxhait të tij.
“Jam shumë krenar dhe gjithmonë do të jem krenar me emrin e xhaxhait tim. Për veprën e tij do të flasë historia. Ai që prej viteve 1997-98 ka qenë aktiv për çështjen kombëtare, duke qenë një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ishte edhe ndër të parët që ka sjell armatim nga Shqipëria për nevojat e ushtrisë tonë”, tha Qemal Shaqiri, i cili në cdo dy tre javë viziton varrin e axhës së tij në Sllupçan.
Qemal Shaqiri i ri (i lindur në vitin 2003) ka ardhur në jetë dy vite pas rënies dëshmorit Qemal Shaqiri.(Open-TV)