Besa është në Ligën e Parë, tashmë edhe zyrtarisht, pasi mposhti Ohrid Lichnidos me rezultat 4-0 në xhiron e 27-të. Në këtë ndeshje shkëlqeu Emir Skenderi, i cili shënoi het-trick, kurse në mesin e golashënuesve u gjend edhe Filip Aleksovski.
Arsimi mundi Bashkimin me rezultat 2-0. Albin Ramadani në minutën e 18-të dhe Emran Ramadani në minutën e 60-të ishin shënuesit e golave për Arsimin.
Triumf bindës ka arritur edhe Pelisteri, i cili ka festuar në Manastir ndaj Teteksit me rezultat 3-0. Spirkoski hapi rezultatin në minutën e katërt, Simeon Hristov në minutën e 21-të shënoi 2-0, ndërsa golin e tretë Blagoja Ljamçevski e shënoi në minutën e 55-të të ndeshjes.
Detonit Plaçkovica barazoi pa gola ndaj Kamenicës Sasa, ndërsa FC Skopje dhe Pobeda luajtën 1-1.
Vardari i Negotinës ishte bindës ndaj Osogovës dhe fitoi 3-0. Bellasica ishte edhe më bindëse dhe fitoi 0-4 larg Karaormanit. Për Strumicasit shënuan Taleski, Guguljanov, Kapsarov dhe Milushev. Kozhuf dhe Novaci luajtën 1-1.рими со 2-0. Албин Рамадани во 18.минута и Емран Рамадани во 60.минута беа стрелци на головите за Арсими.