Sot Shoqata humanitare “Bamirësit Struganë” kanë mirëpriutr njërin ndër futbollistët më të mirë në vend, Besmir Bojku, i cili luan për KF Struga. Ai u anëtarësua në Shoqatë, duke dhuruar dhe bluzën e tij personale, raporton Open-TV.
Postimi i plotë:
Sot kishim kënaqësinë të mirëpresim një ndër futbollistët më të mirë në vend. Besmir Bojku, I cili aktualisht luan për KF Struga, sot u anëtarësua në Shoqatën tonë.
Bojku na respektoi duke na dhuruar dhe një bluzë personale të tijën.
Faleminderit për mbështetjen Besmir Bojku, jemi të lumtur që je pjesë e jona!/Open-TV