22 shkurt – Sami Mustafa, pronari i kompanisë së njohur “Ambrella Sëiss Bau” në Zvicër, është pjesë e delegacionit qeveritar të kryesuar nga zv. kryeministri Fatmir Bytyqi për vizitë në eventin më të madh botëror që po mbahet në Dubai, shkruan Open-TV.
Biznesmeni i njohur nga Kumanova deklaroi se për të është nder dhe kënaqësi që së bashku me kolegë nga OEMVP po marrin pjesë në këtë event botëror ekonomik.
Ja postimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:
Expo Dubai 22.02.2022
Ishte nder dhe kënaqësi për mua së bashku me kolegë nga OEMVP të jemi pjesë e delegacionit qeveritar të kryesuar nga zv. kryeministri Fatmir Bytyqi për vizitë ne eventin më të madh botëror që po mbahet në Dubai.
Në këtë eveniment këtë vit prezantohen kulturat e 192 shteteve të mbarë botës e në mesin e tyre edhe R. e Maqedonisë./Open-TV/