Pasi media spanjolle “AS” nxorri një bombë në lidhje me Formula 1, e ndoqën edhe shtëpitë mediatike më të njohura britanike, gjegjësisht, sipas informacioneve, shtatë herë kampioni botëror Lewis Hamilton është në fazën përfundimtare të negociatave për ulësen e shoferit te Ferrari.
Britaniku ka vuajtur dy sezonet e fundit te Mercedes, duke mos qenë mjaft konkurrues dhe duke kërkuar një mënyrë për t’i dhënë fund karrierës së tij të pasur në mënyrë dinjitoze, duke qenë se është 39 vjeç. Nëse Hamilton vendos të “ikin” nga Mercedes në Ferrari, do të jetë një sensacion i vërtetë. Ai ka qenë pjesë e këtij projekti që në fillimet e tij, por besohet se në të ardhmen do të jetë shok ekipi me Charles Leclerc.
Hamilton është nën kontratë me Mercedes deri në vitin 2025, por kontratat aktuale të shoferit dhe ekipit nuk janë shumë strikte dhe lejojnë hapësirë për manovrim dhe një ndarje të mundshme të hershme. Informacionet thonë se britaniku do të kalojë te Ferrari në vitin 2025, duke zënë vendin e Carlos Sainz që do të duhet të kërkojë një ambient të ri.