Kandidati Bujar Osmani i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arben Taravari kandidati i bllokut opozitar “VLEN” dhe Maksim Dimitrievski lideri i ZNAM kanë mbledhur 10 mijë nënshkrimet e nevojshme nga qytetarët për kandidaturën për president.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), nga dje deri në ora 20:00, Osmani kishte gjithsej 11.028 vota, Taravari 10.083 vota dhe Dimitrievski 10.700 vota.
Gjithsej 48.624 qytetarë kanë lënë firma për kandidatët për kryetar të shtetit.
Sipas Seksionit të KSHZ-së, pas këtyre tre kandidatëve, kandidatja e përkrahur nga partia e Majtë, Biljana Vankovska-Cvetkovska ka mbledhur 7.876 nënshkrime, dhe kandidati i GROM-it, Stevço Jakimovski me 6.676 vota.
Të gjithë të tjerët në listën prej 11 kandidatësh për kryetar shteti kanë më pak nënshkrime: kandidatja Mersiha Smailoviq e mbështetur nga Bashkimi Demokratik Boshnjak ka 887, kandidati Velo Markovski ka 924 nënshkrime, Gjorgi Manaskov – 267, Zorica Cvetkovska – 140, Poposki ka 40 nënshkrime. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në këto katër ditë nuk është pranuar asnjë nënshkrim për kandidatin Tome Nikolloski.
Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve, e cila ka nisur më 23 shkurt, do të vazhdojë në vazhdimësi çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00 dhe ditën e fundit, më 8 mars, do të punohet deri në mesnatë. Mbledhja e nënshkrimeve bëhet në të gjitha drejtoritë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së që ndodhen në selitë e 34 pushteteve lokale dhe para noterëve kompetentë.
Listat e kandidatëve për kryetar të shtetit, pjesëmarrësit në zgjedhje duhet t’i dorëzojnë KSHZ-së më së voni deri më 19 mars deri në mesnatë.
Afati për mbledhjen e nënshkrimeve vlen si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare.
Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për 24 prill, ndërsa raundi i dytë është më 8 maj, kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.(INA)