Klubi i basketbollit Çair 2030 festoi me rezultat 64-74 në udhëtimin tek GKK Ohrid, në ndeshjen e vlefshme të javës së 11-të të Ligës së Parë të Maqedonisë dhe me meritë arriti triumfin e gjashtë sezonal.
Mysafirët që në pjesën e parë paralajmëruan se kanë ardhur për pikë të reja dhe që pas pjesës së parë ishte e qartë se do të ishin shumë më afër fitores. Ata luajtën shumë më mirë në dy çereket e para dhe patën një avantazh prej shtatë pikësh në pushim, 30-37.
Pjesa e dytë solli një dominim të ri të mysafirëve nga Shkupi dhe një avantazh prej 15 pikësh. Megjithatë, në dhjetë minutat e fundit, Ohrid ishte për një nuansë më efikas dhe në fund humbi me dhjetë pikë dallim, 64-74.
Corbert me 22 pikë dhe 18 kërcime ishte individi më i mirë te Cairi, ndërsa Bernard u dallua për vendasit me 28 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime. (Open-TV)