Ata e fituan trofeun më të çmueshëm të sporteve në Amerikë për të dytën herë me radhë duke e mundur San Francisco 49ers me rezultat të ngushtë, 25:22.
U desh që loja të vendosej pas vazhdimeve pasi që në kohën e rregullt pas katër çerekëve ndeshja kishte qenë 19:19.
Mirëpo edhe njëherë u dëshmua përvoja dhe guximi i Mahomesit i cili u zgjodh MVP i Superbowlit për të tretën herë, dhe i cili e bëri edhe pasimin vendimtar për Mecole Hardmanin në të vdekur të sekondave