Erald Çinari debutoi me humbje në fanellën e Shkëndijës javën e kaluar në derbin kundër FC Shkupi. Tani kuqezinjtë i janë kthyer duelit me Pobedën, të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë.
Futbollisti nga Shqipria ka folur për faqen zyrtare të klubit para ndeshjes me Pobedën.
Aika thënë se te Shkëndija ka ardhur për të bërë gjëra të mëdha, duke besuar se do të punojmë fortë për të arritur objektivat e klubit.
“Arsyetim për humbjen nuk duhet të kërkojmë, çdo kritikë me apo pa vend duhet pranuar dhe nëse kemi diçka për të thënë, ta bëjmë në teren. Reagimi dhe përgjigja jonë duhet të vijë në fushën e lojës dhe këtë situatë në favorin tonë ta kthejmë me seri fitoresh. Unë këtu kam ardhur për të triumfuar dhe për gjëra të mëdha dhe besoj të punojmë fortë për të arritur objektivat tona. Të dielën presim Pobedën dhe besoj se do të shohim Shkëndijën e vërtetë”, tha ai.
Shkëndija-Pobeda fillon në ora 14:00.