Skuadra e futbollit të Arabisë Saudite ka mposhtur Argjentinën me rezultat 2:1 në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit C në Kupën e Botës pas një kthese të madhe.
Në stadiumin Lusail, Argjentina kaloi në avantazh në minutën e 10-të me golin e Lionel Messit nga pika e bardhë. Saleh Al Shehri barazoi në minutën e 48-të dhe Salem Al Dawsari i solli një fitore të madhe befasuese Arabisë Saudite me një gol të bukur në minutën e 53-të.
E gjithë kjo ishte më se e mjaftueshme për shpërthimin e emocioneve në tribuna.
Dhe vazhdoi jashtë stadiumit – masa e njerëzve nuk pushon së festuari për fitoren e bujshme të Arabisë Saudite ndaj Argjentinës.