Henbollistet e ekipit të Çairit pritet të kenë përkrahje të madhe në gjiron e tretë të edicionit EUROPEAN EHF CUP, derisa kryesia e klubit informon që nga sot kanë nisur shpërndarjen e biletave.
“Njoftojmë të gjithë ata që e kuptojnë sportin dhe e duan atë për vlerat që ka dhe që promovon, ta ndjekin këtë ndeshje të Kupës Europiane, jo në rrjetet sociale, por në sallën e Autokomandës, duke treguar respekt dhe mirësjellje për secilin që do të jetë prezent, virtyte këto që sporti i promovon në botën moderne. Me këtë rast njoftojmë publikun tonë se hyrja do të jetë FALAS!. WHC ÇAIR dëshiron ti falenderoj të gjithë përkrahësit dhe tifozët për gatishmërinë për të përkrahur klubin tonë. Publiku është lojtari jonë i 8-të. Së bashku për të shkruar Historinë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ndeshja WHC Çair-Maccabi Arazim Ramat Gan nga Izraeli e vlefshme për turin e tretë të garave të EHF Cup do të luhet me 4 dhjetor me fillim prej orës 18:00.