Gjashtë fitore të skuadrave vendase dhe katër të atyre mysafire është epilogu i 10-të ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin më të fortë të basketbollit në botë, NBA. Pas ndeshjeve të sotme Konferencën e Perëndimit e kryeson Denver me 34 fitore e 15 disfata, Konferencën e Lindjes e kryeson Boston me 35 fitore e 14 humbje, ndërsa në Divizionin Qrendrorë kryeson Milwaukee me 31 fitore e 17 humbje.
Në ndeshjen e sotme fitore shumë domethënëse regjistroi Milwaukee që mundi Denverin 107-99, Antetokounmpo realizoi 33 pikë e 14 kërcime. Humbet edhe Kampioni në fuqi Golden State Warriors mundi Memphis, me rezultatin 122-120. Për Warriors më efikas ishte Stephen Curry me 34 pikë.
Te fitorja u rikthye edhe Lakers duke mundur San Antonion 113-104. LeBron James realizoi 20 pikë e 11 asist, ndërkohë që u rikthye nga dëmtimi Davis I cili realizoi 21 pikë e 12 kërcime . Philadelphia mundi Brooklyn me rezultat 137-133’ Maxey realizoi 27 pikë dhe Embiid realizoi 26 pikë e 10 kërcime .
Në takimet e tjera luajtura sot, Portland mundi Utah Jazz, 134-124. Në këtë ndeshje basketbollisti I Portland, Damian Lillard, realizoi 60 pikë. Fiton edhe Orlando, që mundi Indianën 126-120, ndërsa Toronto fitoi ndaj Sakramentos në transfertë me rezultatin 113-95. Më efikas ishte Siakam 26 pikë e 11 kërcime .
Rezultatet e sotme:
Orlando – Indiana, 126-120
Philadelphia – Brooklyn, 137-133
Houston – Washington, 103-108
Milwaukee – Denver, 107-99
Nji Orleans – Minnesota, 102-111
Oklahoma – Atlanta, 132-137
Golden State – Memphis, 122-120
Portland – Utah Jazz, 134-124
Sacramento – Toronto, 95-113
Lakers – San Antonio, 113-104
Përgatiti: Shaban Sinani /KLanMacedonia/