Një kumanovar ka sulmuar me thikë babain e tij, i cili iu nënshtrua plagëve të marra. Vrasja ka ndodhur sot rreth orës 15.00.
“Policia e SPB-së Kumanovë rreth orës 16:00 kanë arrestuar B.J.(40) nga Kumanova nën dyshimin se rreth orës 15:00 në Kumanovë ka sulmuar me thikë babain e tij S.J.(65), i cili u ka nënshtruar plagëve të marra. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB – Kumanovë.