Në kohë të viruseve dhe infeksioneve, kur imuniteti ynë bie dhe dobësohet, patëm rastin të bisedojmë me doktor Azis Bajramin, infektolog në spitalin e Kumanovës, shkruan “Buçen Kozjak”, transmeton Open-TV.
Cila është rëndësia e kosit probiotik kur bëhet fjalë për sëmundjet infektive?
Ruajtja e një homeostaze në trup është thjesht përfitimi më i madh për të. Në fakt, kosi probiotik na ndihmon ta mbajmë atë homeostazë në organizëm në një nivel të kënaqshëm sepse futen një sasi më e madhe e baktereve të shëndetshme, rregullon më mirë tretjen, funksionon pozitivisht në ndalimin e diarresë.
Studimet e fundit thonë se sistemi imunitar stimulohet nga zorrët, kështu që një zorrë e shëndetshme do të thotë imunitet më i mirë, dhe në këtë mënyrë një përgjigje më e mirë ndaj patogjenëve të mundshëm.
A luajnë produktet e qumështit një rol kyç në rritjen e imunitetit?
Produktet e qumështit ndikojnë dhe luajnë një rol kyç në forcimin e imunitetit dhe vetë përdorimi i produkteve të qumështit ka një përfitim imunologjik në trupin e njeriut.
Që në fillim, përdorimi i qumështit të gjirit ndikon në rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijës, si dhe ka një efekt pozitiv në indin kockor.
Nuk duhet të harrojmë rolin e vitaminës D, e cila është lëndë ushqyese kryesore për imunitetin tonë, dhe luan një rol kyç në mbrojtjen kundër baktereve dhe viruseve të ndryshme.
Çfarë mineralesh thelbësore gjejmë në produktet e qumështit?
Falë produkteve të qumështit marrim dy minerale shumë të rëndësishme, kalciumin dhe zinkun, të cilët janë të rëndësishëm në të gjithë procesin e krijimit dhe forcimit të imunitetit.
Qumështi është një burim i shëndetit, nuk ka dyshim se konsumi ynë i përditshëm është sa i rëndësishëm dhe i domosdoshëm.
Cilat janë rekomandimet dhe si duhet të konsumohen kur kemi infeksione virale?
Kur kemi infeksione virale, rekomandimet janë që t’i marrim ato në sasi pak më të mëdha të nevojshme për trupin, për ta ndihmuar atë të luftojë më lehtë viruset dhe bakteret. (Open-TV)