Karateistët e Bashkimit nga Kumanova janë kthyer me dy medalje nga kampionati ballkanik i karatesë për pionierë, që gjatë dy ditëve të fundit është zhvilluar në Stamboll të Turqisë.
KK Bashkimi mori pjesë me gjashtë garues.
Medaljet janë një e argjendtë dhe një e bronztë. Rinar Bilalli u stolis me medalje të argjendtë dhe Ajan Muaremi me të bronztë.
Rinari (i lindur në vitin 2012) garoi në kategorinë -37 kg, duke shënuar 5 fitore dhe një humbje, kurse Ajan Muaremi (i lindur në vitin 2013) në kategorinë -40 kg, pati 4 fitore dhe një disfatë.
Garuesit tjerë si:Rufat Rushiti (i lindur në vitin 2012) në kategorin -47 kg, u rendit në vendin e pestë me dy fitore dhe dy humbje, kurse Sara Muadini, Arbër Pajaziti dhe Azem Azemi kaluan vetëm nga një xhiro.
Trajneri prof. Mursel Misini është i lumtur me suksesin e arritur. Ai ka falënderuar të gjithë ata që I kanë mbështetur në këtë kampionat, ku garuesit e tij treguan shpirtin e tyre luftarak. (Open-TV)