“Populli gjerman mund të flejë i qetë, pasi yjet e tij do të jenë gati për Botërorin”, ishte fraza e Julian Nagelsmanit përpara takimit me Maincin.
Dyshja në fjalë vazhdon fazën e riaftësimit total në qendrën stërvitore me përgatitje individuale.
Rikthimi i tyre do të lehtësonte ndjeshëm peshën e Flikut në dy reparte të rëndësishme si porta dhe reparti ofensiv.
Manueli pas dëmtimit në “Klasike” me Dortmundin vazhdon të qëndrojë jashtë fushave, ndërsa Tomas ka vuajtur një sërë problemesh si COVID-i, dëmtimi dhe problemet me stomakun.
Seancat e fundit në Mynih vërtetojnë se ata do të jenë të gatshëm për të kapur trenin e fundit drejt Katarit./panoramasport.al/