23 shkurt 2024 – Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur nga Kumanova, Xhelal Xheladini, ka tronditur mbarë opinionin kumanovarë dhe jovetëm, por akoma më shumë të afërmit dhe kolegët që kanë kaluar shumë vite bashkë, shkruan Open-TV.
Mes emocionesh dhe i tronditur nga lajmi ishte dhe Hidaver Osmani-Didi, këngëtari i njohur nga Kumanova.
Ai për Open-TV tregon se Xheladinin e kishte shokë të jetës, teksa tha se prej disa muajsh ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Një lajm i trishtë për mua, për një shok, për një dashamirë që shumë vite kemi qenë dhe jemi rritur bashkë, por sfidat e jetës, ekonomia, gurbeti na ndau, por gjithmonë kemi qenë afër njëri-tjetrit”, tha ai mes emocioneve të shumta.
Në videon e mëposhtme mund të ndiqni intervistën e tij dhënë gazetarit të Open-TV, Reshat Ibraimi.