Java e katërt në elitën e basketbollit të Maqedonisë së Veriut sjell ndeshjen interesante ndërmjet KB Çair 2030 dhe Vardar, që do të zhvillohet nesër, shkruan Open-TV.
Kjo ndeshje do të filloj në orën 19:00 dhe do të luhet në sallën sportive “Shaban Tërstena” në Çair.
KB Çair 2030 dhe Vardar kanë pikë të njëjta (nga 5) në pozitën e tretë përkatësishtë të katërtën, andaj pritet të zhvillohet një ndeshje interesante mes dy skuadrave rivale, e ku vendësit dëshirojnë që të vazhdojnë me serinë e fitoreve pas triumfit në derbi kundër Rabotnickit.
Skuadra vendëse bën thirrje publikut të tyre që të vijnë në numër sa më të madh në mënyrë që ta mbështesin ekipin drejt fitores.
“Të shtunën në mbrëmje ju presim të gjithëve në sallë. Me ju jemi më të fortë. Ejani ta mundim Vardarin të gjithë bashkë”, është mesazhi i KB Çair.
Të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe nga një humbje në edicionin e ri të garave. Ndeshjen në fjalë do ta referojnë: Davidov, Gjoreski dhe Trencevski.
Në takimet tjera të ditës së shtunë do të takohen: Rabotnicki-MZT, TFT Mozart-Naviko Akademija FMP,
Euro Nikel-Pelister, Feniks-Kozuf dhe të dielën Ohrid-Gostivar. (Open-TV)