Sot në fshatin Mateç të komunës së Likovës, në ciklin “Historia e fshatit tim” në Open-TV, së bashku me gazetarin Selajdin Shabani dhe operatorin Muhamed Beluli po përgatisim emisionin për Mateçin. Falënderoj për mikpritjen e grupit të xhirimit të Open-TV prof. dr. Naser Ramadanin, i cili u tregua i gatshëm të flasë për historinë interesante të këtij fshati. Mirënjohje për respektin që na e rezervoi duke na shoqëruar gjatë tërë ditës.
Së shpejti do të sjellim në Open-TV rrëfime të padëgjuara kurrë më parë, të xhiruara nga operatori, Muhamed Beluli në ciklin e sukseshëm: “Historia e fshatit tim”, prodhim i Open-TV. Mbrëmje të qetë miq.