Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Mexhiti ka përcjell sot një lajm të mirë për qytetarët ku për herë të parë aplikohet transport falas me helikopter për rastet më urgjente, përcjell INA.
Nga dita e sotme, transport falas me helikopter për rastet më urgjente. Po bëjmë një hap të rëndësishëm përpara për qytetarët tanë, për mbrojtjen e pacientëve dhe për modernizimin dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor. Helikopteri ka pajisje mjekësore për transportin ajror dhe SPQ “8 Shtatori” do të sigurojë ekip profesional me përvojë për të shoqëruar pacientin. Në këtë mënyrë ne ofrojmë mbrojtje më të mirë, por edhe transport më të shpejtë të pacientëve drejt institucioneve shëndetësore. Angazhimi i Ministrisë së Shëndetësisë dha rezultat!”, ka informuar ministri Mexhiti.(INA)