Në nëntorin e kaluar, në Tiranë, me kërkesë të Unioni i Karatesë Shqiptare në RMV të udhëhequr nga Alim Hajredini, ku të pranishëm ishin edhe z. Petrit Baba, kryetar i Federaës Shqiptare, z. Avni Gashi, kryetar i Federatês së Kosovës bashkë me sekretarin, z. Nazmi Gashi, z. Ruzhdi Rama dhe z. Skënder Tahiti nga K.K ” Ulqini” dhe Besnik Murati nga Akademia e Maqedonisë (i cili lëshoj mbledhjen dhe ishte kategorik kundër kësaj kërkese) u vendos që Kampionati Mbarëkombëtar i Karatesë të zhvillohet në Shkup.
Kampionati Mbarëkombëtar në Karate u vendos që të mbahet më datë 26 nëntor 2023 në Shkup, në bashkë organizim me komunën e Çairit.
Më datë 07 nëntor 2023, informuam zyrtarisht edhe Federatën e Karatesë së Maqedonisë së Veriut, për këtë aktivitetet.
Përgjigjja nga kjo federatë e cila udhëhiqet nga një shqiptar si ushtrues detyre Besnik Murati, dhe dy anëtar në këshillin drejtues Shkodrane Dardhishta dhe Arlind Hyseini (besoj se as nuk janë pyetur fare) ishte se, ky aktivitet është i jashtëligjshëm dhe se ky aktivitet nuk është në kalendarin vjetor të federatës dhe se nuk do ti lejojnë klubet anëtare të federatës ( klubet shqiptare) të marrin pjesë.
T’ju kujtojmë, se më herët, janë zhvilluar aktivitete edhe të nivele më të mëdha të stileve të ndryshme, që nuk kanë qenë në kalendar të federatës, jo që nuk u penguan, por u përkrahën nga federata.
Por tani që bëhet fjalë për një Kampionat Mbarëkombëtar, është i jashtëligjshëm dhe më e keqja, ndalohemi nga një shqipfolës.
Kryetar i UKSHMV: Alim Hajredini