Edhe pse për shikuesit në Kosovë dhe Evropë kjo ndeshje u luajt nga ora 16:00, në Australi, kjo ndeshje vendimtare ka filluar në orën 2 të mëngjesit.
Edhe pse në kohë jo fort të përshtatshme, kjo nuk i ndaloi australianët që të mblidheshin në turma të mëdha për ta parë ndeshjen.
E në bazë të rezultatit, e gjithë kjo ia vlejti, pasi Australia korri fitore, njofton Klankosova.tv.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje të kangurëve, duke festuar për kualifikimin historik.
The scenes in Australia at 3.30am.
The beauty of the World Cup.
— SPORTbible (@sportbible) November 30, 2022