Siç raporton tabloidi britanik “Sun”, FIFA nuk do ta ndëshkojë Granit Xhakën për festimin e fitores me fanellën e Ardon Jasharit.
Xhaka tha menjëherë pas ndeshjes se fakti që pas fitores vendosi në gjoks fanellën me numrin 26 dhe mbiemrin Jashari, nuk kishte të bënte me Adem Jasharin, komandantin legjendar tè UÇK-së.
“Nuk ishte aspak politikë”. Ishte fanella e bashkëlojtarit tim Ardon Jashari. Ai është një lojtar i ri, me të cilin shkoj shumë mirë. “Unë thashë nëse do të shënoja gol, do të vishja fanellën e tij”, tha Xhaka.
Serbët e akuzuan Xhakën se e ka bërë me vetëdije për t’i provokuar.