Debutuesi në shoqërinë më të mirë, skuadra e Çairit 2030, shënoi një fitore për infarkt ndaj Euro Nickelit (74-73) dhe arriti gëzimin e dytë në kuadër të Ligës së Parë të basketbollit.
Çairasit arritën deri te triumfi në sekondën e fundit. Në tabelën e rezultatit në QRS “Kale” ishte 72-73 për mysafirin nga Kavadari, por pas një reagimi të shkëlqyer në reketë, përforcimi i ri Pavle Mihajloski shënoi për dy pikë dhe ndodhi çmenduria.
Euro Nikel kishte vetëm një sekondë për të provuar fitoren, por ishte shumë pak, pasi gjuajtja e tre pikëve nga Kiril Nikolovski përfundoi në dërrasë dhe jashtë rrjetës.
Shënuesi më i mirë tek ekipi fitues ishte Franklin me 25 pikë, para Mohamedit me 24 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa Mihajloski pati një lojë të dobët dhe goditi 0/11, deri te ato dy pikë për fitore.
Euro Nickel në raundin tjetër luan me TFT, ndërsa Çair 2030 udhëton për në Gjevgjeli te Kozhuvi.