KB ALBES – KK SPARTA 91:82
KB ALBES vazhdon rrugëtimin e tij të fitoreve të njëpasnjëshme në kuadër të Ligës së III. Klubi shqiptar ka shënuar edhe fitoren e katërt, nga po aq takime të zhvilluara, duke ruajtur pozitën e parë në tabelën e klasifikimit.
Këtë herë viktimë e Albesit ishte KK Sparta, e cila u mposht me rezultat 91:82.
Edhe pse klubi ynë ishte pa shumicën dërmuese të lojtarëve startues, falë angazhimit të të gjithë lojtarëve, sidomos në pjesën e parë, KB Albes arriti që të krijojë një epërsi prej 16 pikëve, e cila u tregua e mjaftueshme që klubi të dilte fitimtar nga kjo ndeshje.
Baskëtbollistët më efikas në radhët e ekipit fitues ishin: David Todorovski me 27 pikë, Malik Thaçi me 26 pikë dhe Mirsad Jusufi me 22 pikë.