Sot rreth orës 10.00 në Sekretariatin e Punëve të Brendshme (SVR) në Veles, drejtori i shkollës së mesme në Veles e ka paraqitur rastin e ngritjes së Flamurit kombëtarë shqiptarë në oborrin e këtij institucioni arsimor. Pas kësaj nxënësi i mitur është marrë në pyetje lidhur me vendosjen e flamurit. Pas grumbullimit të të dhënave të nevojshme dhe kompletimit të rastit, do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore.