Federata Atletike e Maqedonisë së Veriut dje organizoi garat në vrapimet stafetore dhe në disiplinat e hudhjeve dhe kërcimeve. KA Liria shënoi suksese mjaftë të mira.
Ja postimi i plotë i trajnerit Rrahman Alija:
Federata Atletike e R.Maqedonisë Veriut dje organizoi garat ne vrapimet shtafetore dhe ne disciplinat e hudhjeve dhe kërcimeve. Klubi Atletik LIRIA garoi me 4 meshkuj në kategorinë e Juniorëve të Rinj U-18 dhe 4 femra, në kategorinë e Pionereve- U-16 Meshkujt ne kategorinë e Juniorëve të rinj ishin pa konkurencë ne vrapimin stafetorë 4X400 m ( vendi pare) kurse në kërcime se gjati Zymer Murseli mori vendin e dyte derisa Ridvan Fejzulla vendin e tretë.
Ne tre hapsh, Zymer Murseli ishte fitues ,derisa Besjan Ajeti doli i treti.
Te Pioneret- femrat, shtafeta 4X100 m arriten vendin e dytë derisa ne kërcim së gjati Lina Iseni doli e treta.
Në përgjithési klubi LIRIA arriti 2-vende të para, 2 vende të dyta dhe 2 vende të treta. Edhe përskaj agjërimit të Ramazanit, ky është një sukses inkurajues. Urime dhe suksese në garat e ardhshme./Open-TV/