Një tërmet i fortë ka goditur sonte territorin e BeH. Sipas informacioneve të para, tërmeti ka qenë me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë 15 km në verilindje të Stolacit.
Sipas gazetarit të Oslobodjenje, e njëjta gjë është ndjerë në të gjithë Hercegovinën, shumë qytetarë të Mostarit kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe kanë raportuar dëme materiale.







