21 prill – Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sot në zyrën e tij ka pritur karateistët e klubit “Asiart” nga qyteti që drejton ai.
Taravari është shprehur i kënaqur me suksesin e tyre.
“Kënaqësi të takoj sot karateistët e klubit “Asiart”-Gostivar, kampionët që shënuan rekord historik në Turneun shtetëror të karatesë dhe i sollën Gostivarit 12 medalje nga të cilat 5 të arta dhe 7 të bronzta.
Këta kampionë tani janë pjesë e reprezentacionit të RMV-së dhe do të marrin pjesë në garat ballkanike në Bosnje e Hercegovinë në muajn qershor”, ka deklaruar Taravari.
Trajner i KK “Asiart” është karateisti i mirënjohur Berat Jakupi./Open-TV/