Artan Grubi:
Vendosëm sot që të ndajmë mjete në vlerë prej 15 milionë denarë nga Buxheti i vitit 2022 edhe për komunën e Studeniçanit për realizimin e projektit të ujësjellësit në Koliçan të Epërm.
Qeveria financoi edhe fazën e parë të këtij projekti me 10 milionë denarë dhe me mjetet e miratuara shtesë tregojmë përkushtimin tonë për realizimin e këtij projekti që është nevojë thelbësore e banorëve të kësaj zone.