Nesër (e diel, 2 tetor) në Strugë do të organizohet edicioni i 17-të me radhë i turneut ndërkombëtar në karate Struga Open 2022, shkruan Open-TV.
Ky turne tradicional që organizohet nga KK Drini bën bashkë klube nga vendi dhe rajoni.
Trajneri i KK Drini, Alim Hajredini, për Open-TV tregoi se i kanë bërë të gjitha parapërgatitjet për një fillim të mbarë të turneut.
Ai pret pjesëmarrje të madhe të klubeve nga vendi dhe rajoni.
“Deri ne keto momente , kur duhet edhe disa orë për tu mbyllur paraqitja e 55 klubeve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe klubet nga Maqedonia e Veriut. Ne si organizator presim një numër të madh sportistësh. Jemi munduar që të gjitha punët t’i kryejmë në kohë, duke iu siguruar fituesve apo më të mirëve: kupa, medalje dhe diploma. Sigurisht edhe Plaketa dhe Mirënjohje për Mysafirët special dhe donatorët e turneut. Uroj të kalojmë pa lëndime dhe ekcese”, deklaroi për Open-TV, trajneri Hajredini.
Turneu do të zhvillohet në palestrën sportive “Timi” me fillim prej orës 10:30 minuta/Open-TV.