Heroi i Real Madridit në fitoren ndaj Partizanit ishte ish-basketbollisti Nigel Williams, pasi qëlloi pikat vendimtare të ndeshjes.
– “Falënderoj Zotin. Ne e dinim se do të ishte një luftë dhe ishte. E fituam këtë ndeshje, por duhet të jemi të gatshëm ta fitojmë edhe ndeshjen e katërt”, tha Williams pas fitores në Beograd.
I kënaqur me fitoren është shprehur edhe basketbollisti më efikas në fushë, Eddie Tavares, i cili ka shënuar 26 pikë.
“Kjo është një nga sallat më të vështira për t’u luajtur në Evropë, e dinim se do të ishte e vështirë. Duhet ta harrojmë këtë ndeshje, për dy ditë kemi një ndeshje të re, do të jetë edhe më e vështirë. Tani ndihem mirë”, tha Tavares pas fitores së Real Madridit ndaj Partizanit.