Dje në ambientet e Federatës së Hendbollit të Maqedonisë së Veriut është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, raporton Open-TV.
Në ndeshjen e parë së gjysmëfinale, skuadra e WHC Çair do të luajë kundër ekipit të WHC Vardar, ndeshja që d të luhet më 17 maj, në ora 17:00, në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.
Dhe, në rastë të fitores së WHC Çair, atëherë në finale do të luajnë kundër fituesit të ndeshjes ndërmjet ZRK Kumanovo-ZRK Gjorçe Petrov. (Open-TV)