Diell pranveror në mes të janarit të vitit 2024. Ekipi i xhirimit të ciklit të emisioneve dokumentare “Historia e fshatit tim” këtë herë ka marrë rrugën për në fshatin Hotël të komunës së Likovës. Bashkë me grupin e xhirimit është edhe profesori universitar, Minir Ademi. E kemi zgjedhur profesorin e historisë në mënyrë që të na rrëfejë në mënyrë sa më faktike historinë e fshatit. Hotla shtrihet në karadakun e fushëgropës së Kumanovës, në kilometrin e 15-të në veriperëndim të këtij qyteti, dhe rreth 1 km e gjysmë nga fshati Likovë. Me ndarjen territoriale të vitit 1996, Hotla i takon komunës së Likovës. Ajo gjendet nën rrëzën e malit Vuksan. Emri i fshatit Hotël është po aq i vjetër sa dhe vet popullsia e saj, e cila ka një histori të lavdishme.
LINKU:
https://fb.watch/pKrgIWcn_V/