Dje (e enjte) në fshatin Zllakuqan të komunës së Likovës është vënë gurthemeli për ndërtimin e xhamisë së re, shkruan Open-TV.
Në këtë ceremoni rasti kanë marrë pjesë kryetari BFI-së, Reisul Ulema hfz.Shaqir ef.Fetahu, me bashkëpunëtorët e tij, muftiu i Muftinisë së Kumanovës, Abedin ef.Imeri me hoxhallarë nga Kumanovae rrethina, mysafirë dhe banorë të fshatit Zllakuqan.
Nas përfundimti të ceremonisë, ata kanë marrë rrugën për në Kosovë, ndërsa në vendkalimin kufitar Bellanoc-Stancic janë përshëndetur me policët shqiptarë që i takojnë Maqedonisë Veriut. Në këtë rast nuk kanë munguar as fotografitë në shenjë respekti.
Në foto janë kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu, muftiu i Muftinës së Kumanovës, Abedin Imeri dhe hoxhë Sadulla Fetai, të cilët janë pritur nga zëvendëskomandantëja, Arlinda Shabani, shefi i doganës, Gjelbrm Isufi dhe udhëheqësi i ndërrimit Azem Idrizi./Open-TV/