• Impressum
  • Na Kontaktoni
March 21, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

Ikje masive nga vendlindja. Kujt po i mbetet Çerkezi i Kumanovës? (Foto)

January 30, 2022
in Maqedoni
Ikje masive nga vendlindja. Kujt po i mbetet Çerkezi i Kumanovës? (Foto)
Share on FacebookShare on Twitter

Reportazh i Open-TV

30 janar 2022 – Nga 1 janari i këtij viti 2022 e diela në Maqedoni është shpallur ditë pushimi. Por ditëve të diela rrugët në fshatin Çerkez të Kumanovës zakonisht kanë qenë të boshatisura. Kjo edhe për shkak të numrit të madh të njerëzve që ky fshat i ka në kurbet, por edhe të atyre të rinjve që janë larguar dhe po largohen për një jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Gazetari juaj sot (30 janar 2022) i ka bërë një xhiro pothuajse të gjitha lagjeve në fshat. I ka rastistur që nëpër rrugë të shoh lëvizje shumë të rralla të njerëzve.


Njeriun e parë që e takova sot ishte tek një shitore brenda në fshat.

“Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi”, thotë një fjalë e urtë.

E pyeta se si është me shëndet. E ai ma ktheu: “Me shëndet jam mirë, por djali më ka shkuar në kurbet. Një djal që e pata më iku në Gjermani! Kam mbetur vetëm me gruan dhe vajzën në shtëpi. Por nuk është vetëm djali im, ka edhe shumë të tjerë. Për në Gjermani është nisur edhe djali i vëllait dhe djali i kusheririt. Çka do të bëhet me ne nuk e di. Zoti na ruajt”, tregonte ai dhe i dridhej buza kur fliste.

E kur u ndava nga ai, mu lut me këto fjalë: “Mos ma publiko emrin, sepse do ta lexoj djali këtë shkrim dhe pastaj do të mërzitet”.

“Mahalla ime është zbrazur nga të rinjtë. Dje disa kusheri janë nisur për në Gjermani, kurse nga java e ardhshme do të shkojnë edhe disa të tjerë. Ka ende që po i presin vizat. 10 persona që i kam familjarë të afërt ia kanë mësyer Gjermanisë. Kam mbetur i vetëm në mahallë”, na bashkohet një djal në bisedë, që nuk dëshiron t’i përmendet emri.


Vazhdoj rrugën për nga shkolla, e cila gjendet në mes të fshatit. Dhe, njerëz takoj shumë rrallë, ndonjëherë ndonjë vetur.

Duke ecur iu kam afruar taksive të fshatit, të cilët ishin të parkuar në hyrjen kryesore të Çerkezit. Ishin katër taksi, që në mot të ftohtë po pritnin njerëz për të siguruar kafshatën e bukës.

Pasi i përshëndeta i pyeta ata, nëse kanë punë dhe sa kohë iu duhet për t’i mbushur makinat e tyre me njerëz.

“Punë nuk ka, po e shihni edhe vet. Pastaj sot është e diel. Nuk lëviz asgjë. Na duhet një orë, ndonjëherë edhe dy orë për tu mbushur me njerëz dhe për tu nisur për në qytetin e Kumanovës”, u përgjigjën ata, duke i fërkuar duart nga ftohti.
“Edhe unë jam duke pritur për të ikur në Gjermani”, më tha një taksi tjetër, derisa po largohesha nga ata.

Çerkezi si fshat është i bukur. E bukurinë ia shton edhe hekurudha që kalon në mes si një lum. U nisa drejt lagjës që jetojnë në atë pjesë.
E aty menjëherë të bien në sy disa shtëpi të bukura, të shtrenjta, por që janë të mbyllura, pasi familjet e tyre jetojnë në Austri.

Heshtja e madhe nëpër rrugë vazhdon!

Duke kaluar rrugës që po i afrohesha shtëpisë sime e takova një zonjë që dilte nga dera kryesore e dyerve të oborrit.
Jemi të afërt me familje.
Edhe zonjës në fjalë i kishte shkuar djali i vogël për në Gjermani.
“U mërzita boll, por çka me bë. Jeta po ta imponon. Kam mbet vetëm me bashkëshortin në shtëpi. Po djali më tha se nuk do të rrijë shumë. E di pse më ka thënë kështu, që mos të mërzitem unë”, tha ajo, derisa sytë iu mbushën me lotë.

Në fund takova edhe një djal të moshës rreth 30-vjeçare. Po rrinte në rrugë dhe shikonte, e pastaj mu afrua dhe më tha:


“99 për qind të shokëve më shkuan në Gjermani. Kam mbet vetëm, pa shokë, kështu si po më sheh. Po dal në rrugë dhe s’kam kë e takoj”.

Ky pra është Çerkezi, në këtë ditë janari të ftohtë, fshati i cili dita ditës po braktiset nga të rinjtë, nga të rinjtë të cilët po largohen në heshtje. Kujt po ia lënë Çerkezin?.

Related Posts

Zbulohet një tunel në burgun e Idrizovës
Maqedoni

Zbulohet një tunel në burgun e Idrizovës

March 21, 2023
Fatmir Mexhiti zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës së Mjekëve në RMV
Maqedoni

Fatmir Mexhiti zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës së Mjekëve në RMV

March 21, 2023
“Me ne, jo për ne” – sot në RMV shënohet Dita botërore e sindromës Down
Maqedoni

“Me ne, jo për ne” – sot në RMV shënohet Dita botërore e sindromës Down

March 21, 2023
Bastisje në Gazi Babë, ka të arrestuar
Maqedoni

Arrestohen dy gra, mashtruan me viza për punë në Gjermani

March 21, 2023
Bexheti publikon këngën që thotë se “hasmi ka shkelur në derë” (Video)
Maqedoni

Bexheti publikon këngën që thotë se “hasmi ka shkelur në derë” (Video)

March 21, 2023
Moti sot do të jetë i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut
Maqedoni

Moti sot, me vranësira dhe kryesisht me shi

March 21, 2023
Next Post
Xhokoviçin Serbia e infektoi, Serbia po e vajton pasi Australia e shtriu për toke reputacionin dhe imazhin jo vetëm të tenistit numër një në botë, por edhe shtetin e tij!

Xhokoviçin Serbia e infektoi, Serbia po e vajton pasi Australia e shtriu për toke reputacionin dhe imazhin jo vetëm të tenistit numër një në botë, por edhe shtetin e tij!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK