Mjeku i njohur nga Kumanova, Ilir Hasani, do të jetë kandidatë i BDI-së në zgjedhjet parlamentare në zonën 1. Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij i ngusht, profesori Amir Imeri, shkruan Open-TV.
“Urime kandidaturën shoku im!
Është nderë dhe privilegj për të gjithë shqiptarët të Ju kemi përfaqësues në kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Na priftë e mbara dhe dalshim faqebardh Ilir Hasani”, ka shkruar prof. Imeri.
Ata sonte janë mbledhur në një takim kafe me miq dhe simpatizant të BDI-së.
“Ilir Hasani pritet me entuziazëm të madh në Kumanovë”, ka deklaruar në postimin e tij të ri në Facebook. (Open-TV)