Kuvendi zgjedhor i degës së Alternativës në Likovë ka rizgjedhur Iljasa Abazi për kryetar të degës
Anëtari i komisinit për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme të Alternativës në degën e Likovës para të pranishmëve prezantoi raportin mbi aktivitetet e realizuara në secilën nëndegë.
Pastaj, Iljasa Abazi në mënyrë unanime nga anëtarët e Kuvendit u rizgjodh kryetar i Alternativës dega – Likovë.
Poashtu u zgjodhën edhe anëtarët e Kuvendit në nivel Qëndror.
Fjalë përshëndetëse përpos kryetarit Iljasa Abazi morën edhe Sekretari Organizativ në partinë Alternativa dhe njëherit anëtar i Komisionit për riorganizimin e zgjedhjeve të brendshme, Mubekir Palloshi si dhe poashtu anëtarja e Komisionit dhe deputetja, Safije Sadiku.
30.03.2022