Iljasa Veseli nga Kumanova me sukses të lartë e përfundoi subspecializimin në lëminë e Traumatologjisë pranë Klinikës Universitare të Traumatologjisë në Shkup, raporton Open-TV.
Nga sot ai është specialist i ri i Traumatologjisë.
“Sot me sukses mbarova subspecializimin e traumatologjisë.
Pafundësisht falënderime ndaj Zotit tim dhe pastaj të gjithë atyre që më përkrahin pa rreshtur duke filluar nga familja ime e më gjerë.
Ëndrrat kurrë nuk shuhen, mjafton t’i ushqesh me dëshirën e zjarrtë dhe punën e pandalur”, ka deklaruar Iljasa Veseli, mjeku me përvojë. (Open-TV)