Etem Xheladini
Nisur nga fakti se shumë dijetar, intelektual dhe personalitete që vepruan për kauzën kombëtare në periudhat e ndryshme historike, çdo herë dhanë vërejtjet për organizimn politik të shqiptarëve për periudhat e kohes ata kur jetuan, për dukurit dhe fenomenet qe kane ndodh në shoqerin shqiptare pa marrë parasyshë në trojet etnike ku jetonin e vepronin. Gjithëmonë dijetar, intelektual dhe personalitetet e shquara të kauzës kombëtare te kohes, jane bazuar në vlerat kombëtare të njerëzve që kanë bërë politikë dhe na kanê përfaqësuar në vendet ku është vendosur për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve dhe atëdheut.
Por çdo herë u gjetën individ te caktuar me origjinë shqiptare që ishin në shërbim të armiqëve tê popullit shqiptar, e ku bënën dëme të mëdha popullit shqiptar, ku me vite e dekada u deshtë të luftohet për ti fituar ato të drejtat elementare edhe pse fitoheshin me luftë, por humbeshin në tavolinat e bisedimeve, e mos të flasim për ato kolosale kombëtare. Dhe te njejtit situate sikur sot po na pērsëriten, shiquar politikëbërjen shqiptare kudo që vepronê si në dy shtetet shqiptare Shqipëri, Kosovë, poashtu edhe në Ilirid-Maqedonin V, Kosovën Lindore, Malë të Zi.
Politikëbërsit të përçar, pa platformë kombëtare, të korroptuar, po çështë më e keqja edhe në shërbim tê armiqëve shekullor të popullit tonë. Une nuk kisha pas deshirë të citoj thënjet e kohës të rilindasve tanë, për dukurit dhe fenomenet negative që kanë ndodh e po ndodhin në shoqerin shqiptare te asaj kohe. e kohës sotit. Por gjendja e mjerueshme e shqiptarëve sa po i dëshmojnê këto bindje, edhe për kundër dëshirës së miqëve tanë për të na ndihmuar si SHBA.
Se tani politikëbërsit shqiptar dita ditës po degradojnë tê drejtat, po edhe ato të drejtat më elementare, si shembullë degradimë i madhë i drejtave të shqiptare në Ilirid-Maqedonia V, ku i vetmi popull në botë mbi dy dekada pas luftës së 2001, llogaritemi si 20 përqinë, me drejta të kufizuara për përdorimin e gjuhës shqipe, simboleve kombëtare, punësimit, arsimimit.
Me burgje të stërngarkuar me të burgosur të pa fajshëm shqiptar, me shumë të vrarë pa epilog të zbardhjes së rasteve, e gjithë këtyre ndodhi në mungesë te institucioneve relevante organizative dhe profesionale, te cilat ma shumê janê politike, klanore dhe militantiste partiake, se sa perfaqesuese shteterrore. Kjo nuk don koment te metej, as edhe sqarim substancial, pasi kanë kaluar në një dukurive dhe fenomenë të pa shembulltë.
Prandaj, dukurit dhe fenomenet negative, kane kaluar ne trend te perditeshmeris të lidershipëve pa pergjegjesi dhe llogaridhenje per ngecje te proceseve dhe realizimin e të drejtave kombëtare. Sot , ne nje epoke te re, te teknologjisë informative dhe virale, nuk ka mundësi të jemi në antagonizem, as edhe në divergjence për kauzën kombëtare. Nuk ka vend për konspiracion, edhe me pak te abuzohet me te drejtat e njeriut, e atyre kombetare.
Kjo injorance e skajshme e politikëbërjes e cila po prodhon ngecje, regres, prapambetje ikje tê rinisë, do te krijon emer te keq për ata që na përfaqësojnë, të cilët në fundë do të mbarojnë nëpër gjygje si të korroptuar e hajna qofshin edhe lider, kryetar, ministera e president .