Arijan Iseni dhe Alen Rustemovski janë boksierët që do të përfaqësojnë Maqedoninë në Botërorin e ardhshëm në Tashkent të Uzbekistanit, i cili do të mbahet nga 1 deri më 15 maj.
Sot në ambientet e ASM-së, në prani të trajnerit Jove Petrovski dhe ish-boksierit tonë dhe nënkryetarit të Federatës së Boksit, Faton Salihu, dy boksierët prezantuan pritjet e tyre nga performanca e garës më të madhe botërore, ku do të ketë mundësi e shkëlqyer për prezantimin e boksit të Maqedonisë.
Alen Rustemovski do të performojë në kategorinë deri në 57 kg, ndërsa Iseni në kategorinë deri në 80 kg.