Ish-kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Stefan Lichtsteiner, nuk është penduar që kishte bërë shqiponjën dy krenare kundër Serbisë në KB Rusi 2018, bashkë me Xhakën dhe Shaqirin.
Lichtsteiner thotë se nuk ka asnjë dyshim në fitoren e ish-bashkëlojtarëve të tij ndaj Serbisë.
“Zvicra ka lojtarë më të mirë dhe trajner më të mirë se Serbia. ‘Djemtë’ janë në humor të mirë dhe shumë e dinë se çfarë i presin me Serbinë. Do të varet nga koka dhe këtu e shoh avantazhin tonë”, tha Lichtsteiner në një intervistë për Blik.
Ai paralajmëron ekipin zvicerian që mos të kalkulojnë me rezultatin e barazimit.
“Është gjithmonë e rrezikshme të shkosh në barazim. Ndonëse do të ishte e gabuar t’i përplaseshim në tehun e thikës serbe. Ndeshja zgjat 90 minuta, gjatë gjithë kohës e dini se çfarë po ndodh në ndeshjen e dytë, dhe Murat Jakin është një përzgjedhës i zgjuar që do të dijë të reagojë”.
“Graniti dhe Xherdani duruan shumë para dhe gjatë lojës, pati shumë goditje poshtë brezit. Duhet të solidarizoheni me shokët e skuadrës, jo me kapitenin që ka frikë se mos i djeg gishtat. Është pjesë e sportit, pjesë e miqësisë brenda dhomave të zhveshjes. Po humbnim 0:1 vetëm falë Jan Sommer. Dhe kur i kthyem emocionet nxituan… Atmosfera e ndezur bëri pjesën tjetër. Duke parë pas, ndoshta e kemi tepruar pak, por edhe sot e kësaj dite nuk do ta quaja gabim”, tha ai.