Sot janë bërë 25 vite nga rënia dëshmor e Ismet Mustafës nga fshati Çerkez të Kumanovës, i cili më 16 prill 1999 kishte rënë heroikisht në Betejën e lavidshme të Kosharës.
“Ismeti me profesion ishte elektricist e kur e kishte plotësuar formularin me të dhënat personale, në grafën e profesionit Ismeti e kishte shkruar Dëshmor!
Pra ai ishte nisur me bindjen për tja falë jetën Kosovës.
Sot u bënë 25 vite nga rënia heroike në betejën e Kosharës.
Të qoftë i lehtë dheu i atëdheut e lavdi patsh për jetë Ismet Mustafa!”, kishte shkruar vit më parë, Huzeir Mustafa, kushëriri i dëshmorit Ismet Mustafa. (Open-TV)