Jasin Kamberi ka arritur sukses të madh në kampionatin ballkanik të karatesë për fëmijë që po mbahet në Tivar të Malit të Zi. Ai ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë 50 kg deri në 11 vjec.
Në finale, Jasin Kamberi humbi nga malazezi Filip Ilinçiç.
Jasini është nga KK Asiart i Gostivarit, klub dhe trajner i të cilit është Berat Jakupi.
Postimi i plotë i trajnerit Berat Jakupi:
Jasin Kamberi nënkampion BALLKANIK 🥈
Urime kampioni jonë.
Puna e pa lodhur e Jasinit sot Gostivarit dhe klubit te karatesë ASIART i solli medalje të Argjendtë.
Jemi padyshim në rrugën e duhur drejt sukseseve të mëdha , qoftë ato europiane apo botërore! (Open-TV)