Në organizim të K.A. “Kumanovo” dhe në bashkëpunim me FAM-in, sot në qytetin e Kumanovës është mbajtur mitingu i atletikës. Mes klubeve vendore ka marrë pjesë edhe KA “Teuta” nga po ky qytet, duke shënuar edhe disa suksese shumë të mira, raporton Open-TV.
Berna Nuhiu ka dalë e parë në konkurrencën e të lindurve në vitin 2013 për femra, ndërsa gjenerata 2012 në vrapimin 60 metra kanë zënë vendin e dytë.
Orion Latifi në konkurrencën e seniorëve në disiplinën 60 metra doli i dyti, ashtu sikurse Kaltrina Azizi në 300 metra.
Gilman Junuzi në 600 metra doli në vendin e parë. Për vendin e parë organizatori ndau shpërblime vaucerë: Vendit të parë: 3000 denar, të dytit 2000 denarë dhe të tretit 1000 denar.
Poashtu tradicionalisht mbahet stafeta familjare 3×200 metra, ku ishin tre grupe nga tre ekipe nëntë ekipe dhe edhe këtë vit familja Azizi ishin fitus i stafetës. Stafeta familjare përbëhet nga një prind dhe dy fëmijë ose dy prindër dhe një fëmijë./Open-TV.