Klubi i Karatesë “Dibra” që drejtohet nga trajneri Durim Paçuku së fundmi janë pajisur me uniforma të reja. Dhe, për tu dukur më mirë në gara vendore dhe ndërkombëtare është përkujdesur z. Mexhit Capa, pronar i Banjës së Dibrës – Capa, shkruan Open-TV.
Me këtë rast trajneri pacuku ka bërë një falënderim publik.
“Faleminderit për BANJAT E DIBRES-CAPA. Faleminderit z. Mexhit Capa që na pajisën me trenerka”, ka shkruar ai, duke shtuar se klubi është ndihmuar edhe nga kompani të tjera dhe komuna e Dibrës.
“Sponsori i parë kompania Slice me udhëheqës Butrint Sela në hapat e parë na sponsorizoi 100 m2 tatami dysheke, pa të cilat ne nuk mund të ushtrojmë, ndërsa regjistrimin e klubit dhe të gjitha shpenzimet administrative ia ka mbështetur kryetari i komunës, Hekuran Duka. Dhe tani, sponsor i tutave sportive është pronari i Banjave të Dibrës Capa z.Mexhit-Capa”, deklaroi për Open-TV, trajneri Durim Pacuku.
Ndryshe, KK Dibra është themeluar më prill të këtij viti, pas një iniciative të disa prindërve bashkë me trajnerin Durim Paçuku.
Edhe pse klub i ri, ata kanë marrë pjesë në disa turne ndërkombëtar në Kosovë dhe Shqipëri, duke u kthyer me medalje, kupa dhe mirënjohje. /Open-TV/